Për ekspertin e marrëdhënieve ndërkombëtare Ledion Krisafin, futja e gazetarit të ‘The Atlantic’ në grupin mes 18 zyrtarëve në aplikacionin Signal është një gabim njerëzor. Sipas tij, qëndrimet e zëvendes presidentit JD Vance janë të pakuptueshme në aspektin gjeopolitik. Sipas Krisafit, nëse Ukraina bie është një disfatë për SHBA.
“Besoj që mund të jetë gabim njerëzor. Nuk e di nga anon JD Vance JD Vance është një person që ka një pikëpamje të cuditshme gjeopolitike. Zv presidenti i SHBA tha që nuk i bëhet vonë ca ndodh me Ukrainën. Një zyrtarë nuk mund të shprehet kështu.
Jo vetëm që është urrejtje për Evropën, por janë qëndrime të pakuptueshme.
Nga pikëpamja gjeopolitike, idetë e tij janë pa lidhje me realitetin. Nëse Ukraina bie, është disfatë për Amerikën. Këta kanë vendosur Kinën si rival kryesor.”
/ abcnews.al