SHBA ka pranuar kërkesën e Kosovës për blerjen e raketave antitank “Javelin”. Lajmi është konfirmuar nga ambasadori amerikan në Serbi, Christopher Hill, gjatë takimit me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç.
Sipas Hill, Departamenti i Shtetit do ta dërgojë kërkesën e Kosovës në Kongresin Amerikan për të filluar procedurën zyrtare. Vuçiç e ka konsideruar këtë informacion si një zhgënjim të madh për Serbinë./abcnews.al