Shtetet e Bashkuara po konsiderojnë dërgimin e municioneve thërrmuese në Ukrainë për të rritur kundërsulmin e saj kundër forcave ruse, sipas raporteve të shumta të lajmeve që citojnë zyrtarë të administratës Biden.
Zyrtarët amerikanë thanë se vendimi nga Shtëpia e Bardhë pritej së shpejti, raportoi CNN , ndërsa NBC Neës tha se mund të vinte që në fillim të muajit të ardhshëm.
Politico raportoi se në fund të vitit të kaluar administrata Biden tha se kishte “shqetësime” në lidhje me dërgimin e municioneve në Ukrainë, kryesisht për arsye humanitare dhe gjithashtu sepse SHBA nuk e vlerësoi Ukrainën se kishte nevojë për to në atë pikë.
/abcnews.al