Policia në SHBA ka arrestuar një burrë që goditi me thikë pesë persona në qendër të Seattle të premten dhe dyshohet se është përgjegjës për pesë sulme të tjera me thikë në dy ditët e fundit në të njëjtën zonë.
Zëvendës shefi i policisë Eric Barden u tha gazetarëve se i arrestuari, emri i të cilit nuk është bërë i ditur, besohet të ketë sulmuar rastësisht kalimtarët. Një prej të plagosurve ka denoncuar se i është vjedhur celulari.
Nëntë burra dhe një grua u plagosën. Disa nga viktimat e kanë identifikuar të arrestuarin si autorin e sulmeve, tha zyrtari i policisë./abcnews.al