Situata në Nigeri është e jashtëzakonshme, ku pas tërheqjes së forcave franceze nga rajoni dhe largimit të shtetasve francezë nga vendi, edhe SHBA-të filluan kufizimet.
Kujtojmë se Franca ka dislokuar 1.000 deri në 1.500 ushtarë në Niger, për të trajnuar anëtarët e Forcave të Armatosura të vendit dhe për të marrë pjesë në operacionet kundër xhihadistëve, anëtarë të organizatave që zotohen për besnikëri ose ndaj Al-Kaedës ose Shtetit Islamik.
Nga ana tjetër, SHBA po pezullon disa programe ndërkombëtare të ndihmës për qeverinë e Nigerit pasi puçistët morën pushtetin javën e kaluar.
Sipas informacioneve, kreu i diplomacisë amerikane, Anthony Blinken, tha se Uashingtoni ” po pezullon disa programe ndihme ndërkombëtare nga të cilat përfitoi qeveria e Nigeri, megjithatë, do të vazhdojë të ofrojë ndihmë “jetike” humanitare.
Blinken theksoi më tej se dërgesat e ndihmave jetike humanitare dhe ndihmave ushqimore do të vazhdojnë.
Ambasada amerikane urdhëroi të mërkurën largimin e menjëhershëm të të gjithë personelit jo thelbësor nga ambasada amerikane në Niamey, një javë pas grushtit të shtetit që rrëzoi presidentin Mohamed Bazoum.
/abcnews.al