Shtëpia e Bardhë ka reaguar pas deklaratës së presidentit rus, Vladimir Putin për vendosje e armëve bërthamore në Bjellorusi. Koordinatori i komunikimit strategjik i Këshillit të Sigurisë Kombëtare, John Kirby tha se nuk ka asnjë provë deri më tani që Rusia të ketë dërguar armët atomike në Bjellorusi, ashtu siç pretendoi Putin.
“Nuk kemi parë asnjë tregues se ai ka përmbushur këtë premtim, ose ka lëvizur ndonjë armë bërthamore”, theksoi Kirby.
Bjellorusia, e cila është një nga aleatët më të afërt të Moskës, ka ndihmuar Rusinë të niste agresionin e saj ndaj Ukrainës në shkurt të vitit 2022, duke i lejuar Kremlinit të hyjnë në vend nga veriu.
Putin deklaroi se Moska kishte transferuar tashmë një sistem raketash me rreze të shkurtër veprimi Iskander, një pajisje që mund të pajiset me koka bërthamore ose konvencionale, në Bjellorusi./abcnews.al