SHBA për 24-vjetorin e çlirimit të Kosovës: Sot më shumë se kurrë ta kujtojmë rëndësinë e paqes

schedule18:01 - 12 Qershor, 2023

schedule 18:01 - 12 Qershor, 2023

Ambasada amerikane në Prishtinë ka reaguar në përvjetorin e 24-të të çlirimit të Kosovës nga Serbia pas hyrjes së forcave të NATO-s.

Duke publikuar një fotografi të një ushtari amerikan dhe një helikopteri ushtarak, ambasada u shpreh se falë NATO-s, shumë kosovarë u kthyen në shtëpitë e tyre.

Sipas ambasadës, sot më shumë se kurrë, duhet të dihet rëndësia e ruajtjes së paqes në Kosovë.

“24 vjet më parë sot, shumë kosovarë mundën të kthehen në shtëpi, falë NATO-s, që solli paqe dhe stabilitet në Kosovë dhe në rajon. Sot, më shumë se kurrë, duhet të kujtojmë rëndësinë e ruajtjes së paqes për një të ardhme demokratike dhe me prosperitet të Kosovës”, thuhet në postimin e ambasadës amerikane në Twitter.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!