SHBA: Pentagoni i bën thirrje Turqisë të tregojë përmbajtje në Siri

schedule23:35 - 29 Nëntor, 2022

schedule 23:35 - 29 Nëntor, 2022

Një operacion tokësor turk në Siri mund të “rrezikojë” arritjet e luftës kundër grupit të Shtetit Islamik në atë vend, vlerësoi sot zëdhënësi i Pentagonit , duke i bërë thirrje Ankarasë të tregojë përmbajtje.

Turqia filloi një breshëri sulmesh ajrore në Sirinë verilindore më 20 nëntor, duke goditur pozicionet e luftëtarëve kurdë, anëtarë të organizatave të etiketuara “terroriste” nga Ankaraja. Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan , javën e kaluar përsëriti synimin e tij për të urdhëruar nisjen e një operacioni tokësor “kur të vijë koha e duhur”.

“Vazhdimi i luftimeve, dhe një operacion tokësor në veçanti, do të rrezikonte seriozisht arritjet e arritura me vështirësi gjatë fushatës kundër IS-it dhe do të destabilizonte rajonin,” u tha gazetarëve gjenerali i Forcave Ajrore Pat Ryder./abcnews.al/