Ish-kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA-së, Nancy Pelosi thotë se demokratët mund të kishin dalë më mirë në zgjedhjet presidenciale nëse presidenti Joe Biden do të largohej më shpejt nga gara.
Pelosi, një nga politikanet më të fuqishëm në Uashington, i tha Neë York Times se “po të dilte presidenti më shpejt, mund të kishte pasur kandidatë të tjerë në garë”.
“Pritja ishte që, nëse presidenti do të tërhiqej, do të kishte një zgjedhje të hapur paraprake. Dhe për shkak se presidenti miratoi Kamala Harris menjëherë, kjo e bëri me të vërtetë pothuajse të pamundur që të kishte një zgjedhje paraprake në atë kohë. Nëse do të kishte qenë shumë më herët, do të kishte qenë ndryshe.“, u shpreh Pelosi.
Vërejtja e saj është e fundit drejtuar demokratëve pasi partia humbi kontrollin e Shtëpisë së Bardhë dhe potencialisht të dy dhomat e Kongresit të martën.
Pelosi raportohet ka udhëhequr shtytjen e demokratëve për të rrëzuar Biden, i cili përfundoi duke u larguar nga gara në fund të korrikut pas javësh presioni pas një debati të dobët kundër Donald Trump.
Ndërsa Biden përfundoi fushatën, ai shpejt miratoi zëvendëspresidenten Kamala Harris si kandidat në vend të tij. Ajo pësoi një humbje të rëndë ndaj Presidentit të zgjedhur Trump të martën./abcnews.al