Zyrtarët amerikanë i thanë ambasadorit rus në Shtetet e Bashkuara se Moska duhet të jetë më e kujdesshme kur fluturon në hapësirën ajrore ndërkombëtare.
Kështu u shpreh të mërkurën zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, John Kirby, pas rrëzimit të një droni ushtarak amerikan në Detin e Zi, për të cilën akuzojnë Rusinë, shkruan Reuters.
Departamenti amerikan i Shtetit thirri të martën ambasadorin e Rusisë në Shtetet e Bashkuara, Anatoly Antonov, për të shprehur shqetësimet për incidentin, i pari që nga fillimi i luftës në Ukrainë më shumë se një vit më parë.
“Mesazhi që i dërguam ambasadorit rus është se ata duhet të jenë më të kujdesshëm në fluturimin në hapësirën ajrore ndërkombëtare pranë aseteve të SHBA-së, të cilat, përsëri, po fluturojnë në mënyra krejtësisht të ligjshme”, theksoi Kirby.
Kirby nënvizopi gjithashtu se droni nuk është gjetur dhe mund të mos gjendet, duke pasur parasysh thellësinë e Detit të Zi./abcnews.al