Ambasada e SHBA-së në Irak ka lëshuar një paralajmërim urgjent për sigurinë, duke u bërë thirrje qytetarëve amerikanë që ndodhen në Irak të largohen menjëherë nga vendi, për shkak të rrezikut të afërt të sulmeve terroriste.
Sipas deklaratës zyrtare, “milicitë terroriste irakiane” të lidhura me Irani mund të jenë duke planifikuar sulme në kryeqytetin Bagdad brenda 24 deri në 48 orëve të ardhshme.
Ambasada thekson se qytetarët amerikanë nuk duhet të udhëtojnë në Irak për asnjë arsye, ndërsa ata që ndodhen aktualisht në vend duhet të largohen pa vonesë.
Paralajmërimi vjen në një kohë tensionesh të larta në rajon, pasi sipas ambasadës, Irani dhe grupet e lidhura me të kanë kryer më herët sulme ndaj qytetarëve amerikanë dhe objektivave të lidhura me SHBA-në në territorin irakian.
Gjithashtu, theksohet se disa prej grupeve të armatosura mund të kenë lidhje me strukturat shtetërore irakiane, ndërsa disa individë të përfshirë në aktivitete terroriste mund të posedojnë dokumente identifikimi që i paraqesin si punonjës të qeverisë.
/abcnews.al/


