SHBA paralajmëron krizë refugjatësh: Pushtimi rus mund të zhvendosë 5 milionë ukrainas

schedule20:14 - 23 Shkurt, 2022

schedule 20:14 - 23 Shkurt, 2022

SHBA-të kanë paralajmëruar se nëse ndodh pushtimi i Ukrainës nga Rusia, 5 milionë ukrainas do të detyrohen të zhvendosen nga vend.

“Nëse Rusia vazhdon në këtë rrugë, sipas vlerësimeve tona do  të krijojë një krizë të re refugjatësh, një nga më të mëdhatë me të cilat përballet bota sot”, tha  ambasadorja e Amerikës në OKB, Linda Thomas-Greenfield.

Lexo edhe: HARTA/ Ku ndodhen trupat ruse? Zyrtari amerikan: Janë gati për pushtim të plotë në çdo moment

Ndërkohë Vladimir Putin ka urdhëruar trupat ruse në Ukrainën lindore, pasi ka njohur dy rajone të kontrolluara nga rebelët si shtete të pavarura. Teksa Rusia është pozicionuar në terren, një zyrtar i lartë i mbrojtjes amerikane ka thënë se Putini është plotësisht i përgatitur për një pushtim në shkallë të gjerë, i cili mund të ndodhë në çdo moment.

“Ai është aq i gatshëm. Ne kemi thënë çdo ditë tani dhe sigurisht që është e mundur që sot të jetë ajo ditë”, thotë zyrtari.

Lexo edhe:“Vendi i paqes”, Zvicra tërhiqet nga sanksionet kundër Rusisë

Kur u pyet për trupat ruse që rrethojnë Ukrainën, zyrtari thotë se ato janë “gati për të shkuar”.

Përafërsisht 80% e forcave ruse janë pozicionuar që do të thotë se janë gati të pushtojnë nëse jepen urdhra, sipas vlerësimit të fundit të SHBA. Të hënën, rreth 40 deri në 50% e trupave thuhej se ishin në atë pozicion.

Ata janë të pajisur me gjithçka, nga tanket dhe artileria deri te fuqia ajrore dhe mbështetja detare.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!