Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë paralajmëruar Korenë e Veriut, pas kërcënimeve bërthamore të kësaj të fundit.
Një sulm bërthamor nga Koreja e Veriut kundër Shteteve të Bashkuara të Amerikës, do të sillte fundin e regjimit të Kim Jong Un.
Kjo deklaratë e SHBA vjen disa javë pasi Koreja e Veriut deklaroi se lëshoi me sukses një satelit spiun që fotografoi Shtëpinë e Bardhë si edhe stacionin Detar Norfolk dhe Newport News Dockyard në Virxhinia.
Në kohë kur edhe u lëshuar sateliti spiun i Koresë së Veriut, SHBA tha se ky veprim shkeli rezolutat e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara që ndalonin Korenë e Veriut të përdorte teknologjinë e raketave balistike.
Nga ana e saj Koreja e Veriut ka paralajmëruar se çdo ndërhyrje në satelitin e saj spiun do ta konsideronte një shpallje lufte.
/abcnews.al/