Administrata e presidentit amerikan Donald Tramp do të mbyllë misionin e Palestinës në Uashington nëse vendi nuk do të nisë menjëherë negociatat për paqe me Izraelin
Shtetet e Bashkuara të Amerikës paralajmëruan palestinezët se do të mbyllin zyrën e tyre në Uashington në rast se ata nuk fillojnë negociatat për paqe me Izraelin. Sekretari amerikan i Shtetit Reks Tillerson përmendi një ligj amerikan sipas të cilit misioni duhet të mbyllet nëse Palestina do i drejtohet gjykatës penale ndërkombëtare për të ndjekur penalisht izraelitët për krimet e kryera ndaj palestinezëve
Një drejtues i departamentit amerikan të shtetit deklaroi se në muajin shtator presidenti palestinez Abu Mazen i ka kaluar kufijtë për sa i përket situatës së krijuar. Gjithësesi ligji në fjalë lejon një rrugëdalje për Palestinën dhe për këtë arsye deklarata e Tillerson nuk nënkupton domosdoshmërisht se zyra do të mbyllet
Tashmë presidenti amerikan Donald Tramp ka 90 itë kohë për të vlerësuar nëse palestinezët do të nisin negociatat e drejtpërdrejta me Izraelin. Por ky tension mund të ketë dy pasoja, rifillimin e procesit të paqes ose zemërimin e palestinezëve./abcnews.al