SHBA: Pakti Kosovë-Serbi mbetet në fuqi deri në një ndryshim të mundshëm

schedule23:58 - 26 Janar, 2021

schedule 23:58 - 26 Janar, 2021

Ambasadori i SHBA-së në Prishtinë Philip Kosnett ka folur për marrëveshjen e Uashingtonit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë për normalizim ekonomik. Ai  tha se marrëveshja e 4 shtatorit mbetet në fuqi derisa të ketë ndonjë ndryshim të mundshëm në të ardhmen.

Javën e kaluar, gjatë seancës dëgjimore për konfirmim para Senatit të SHBA-së, Tony Blinken, i cili është i zgjedhuri i presidentit Biden për postin e sekretarit të Shtetit, tha se ai duartrokit punën që është bërë nga administrata e Trumpit për Kosovën dhe Serbinë. Kjo është në kontekst të përgjigjes së pyetjes që të gjithë po e bëjnë ‘a është marrëveshja e Uashingtonit ende në fuqi?

A synon administrata e Bidenit që të vazhdojë punën e bërë nga administrata paraprake?’ dhe përgjigjja në thelb për këto dy pyetje është po. Ne e konsiderojmë marrëveshjen e Uashingtonit në fuqi derisa të ketë ndonjë ndryshim të mundshëm që mund të bëhet në të ardhmen dhe pres që do të vazhdojmë të punojmë mbi punën e bërë më herët”, është shprehur diplomati amerikan, për RTK./ db/Abcnews.al