Sondazh

Lufta në Iran, a rrezikon të nisë Lufta III Botërore?

Loading ... Loading ...
 

SHBA ofrojnë deri në 10 milionë dollarë shpërblim për informacione mbi Mojtaba Khamenein

schedule20:55 - 13 Mars, 2026

schedule 20:55 - 13 Mars, 2026

Departamenti Amerikan i Shtetit ka bërë thirrje për informacion mbi “liderët terroristë iranianë”, duke përfshirë edhe Mojtaba Khamenein.

Shpërblimi është vendosur deri në 10 milionë dollarë, ndërsa informacioni i dhënë mund t’i bëjë njerëzit të kualifikohen për “rilokim”.

Sipas njoftimit, këta individë “komandojnë dhe drejtojnë elementë të ndryshëm të Forcave të Gardës Revolucionare Islamike të Iranit (IRGC), të cilat planifikojnë, organizojnë dhe ekzekutojnë aktet terroriste në mbarë botën”.



Zyrtarët për të cilët SHBA-të po kërkojnë informacion përfshijnë:

Esmail Khatib – Ministër i Inteligjencës

Ali Asghar Hejazi – Zv. Shef i Shtabit

Yahya Rahim Safavi – Major Gjeneral

Eskandar Momeni –Gjeneral

Ali Larijani – Sekretar i Këshillit Suprem

Sot më herët, Larijani mori pjesë në protestat e Ditës së Al-Quds në Teheran dhe publikoi fotografi nga pjesëmarrja e tij.  / abcnews.al /

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!