Lideri suprem iranian, Ali Khamenei ka bërë një deklaratë të pas reagimit të SHBA – ve se nuk do të tërheqin trupat ushtarake nga rajoni.
“Nëse Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk do të tërheqin forcat ushtarake nga rajoni, do të përballen me një Vietnam tjetër”. Është kjo deklarata e fortë e këshilltarit të liderit suprem Iranian Ali Khameneit, i cituar nga “Fars News”.
“Pavarësisht mburrjeve të presidentit injorant amerikan, Irani do të ndërmarrë veprime të menjëhershme ndaj lëvizjes së pamenduar të amerikanëve, për të cilën ata do të pendohen,” përfundoi ai./abcnews.al