SHBA: Nuk do hezitojmë të vendosim sanksione nëse do ketë shkëmbim armësh mes Rusisë dhe Koresë së Veriut

schedule21:36 - 13 Shtator, 2023

schedule 21:36 - 13 Shtator, 2023

Shtetet e Bashkuara “nuk do të hezitojnë të vendosin sanksione” nëse takimi midis presidentit rus Vladimir Putin dhe diktatorit të Koresë së Veriut Kim Jong do të rezultojë me shkëmbim armësh midis dy vendeve,

Kështu u shpreh Departamenti Amerikan i Shtetit, shkruan CNN.

“Ne kemi ndërmarrë një sërë veprimesh tashmë për të sanksionuar entitetet që kanë ndërmjetësuar shitjen e armëve midis Koresë së Veriut dhe Rusisë dhe nuk do të hezitojmë të imponojmë veprime shtesë nëse është e nevojshme,” tha të mërkurën zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Matthew Miller.

Përpara samitit Putin-Kim, zyrtarët amerikanë paralajmëruan se Rusia dhe Koreja e Veriut po “përparojnë në mënyrë aktive” në një marrëveshje të mundshme armësh që mund ta shohë Phenianin të sigurojë armë për Moskën për t’i përdorur në luftën kundër Ukrainës./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!