Autoritetet amerikane kanë shkatërruar rezervat e tyre të fundit të armëve kimike, sipas një njoftimit të presidentit amerikan Joe Biden, duke përfunduar procesin që filloi në vitin 1997, me nënshkrimin e konventës globale për ndalimin e këtyre armëve jashtëzakonisht vdekjeprurëse.
“Për më shumë se 30 vjet, SHBA-ja ka punuar pa u lodhur për të eliminuar rezervat e saj të armëve kimike. Sot, jam krenar të njoftoj se Shtetet e Bashkuara kanë shkatërruar në mënyrë të sigurt municionin e fundit në këtë rezervë, duke na sjellë më pranë një bote të lirë nga tmerret e armëve kimike,” tha Biden në një deklaratë për shtyp të lëshuar nga administrata e tij.
Të gjitha shtetet e tjera palë në Konventën e Armëve Kimike të vitit 1997 i kishin shkatërruar tashmë rezervat e tyre, njoftoi në maj Fernando Arias, drejtor i përgjithshëm i Organizatës për Ndalimin e Armëve Kimike (OPCË).
Vetëm SHBA ngeli pa shkatërruar rezervat e veta, shtoi ai, duke shpjeguar se “70,000 tonë helme më të rrezikshme në botë” ishin eliminuar nën mbikëqyrjen e institucionit që ai drejton.
Së bashku me njoftimin nga Presidenca amerikane, baroni republikan i Senatit Mitch McConnell njoftoi të premten se depoja e armëve kimike e ushtrisë amerikane Blue Grass në Kentaki kohët e fundit përfundoi procesin e shkatërrimit të rreth 500 tonëve agjentë kimikë vdekjeprurës, një mision katërvjeçar.
/abcnews.al