SHBA njofton 203 milionë dollarë ndihmë shtesë humanitare për Sudanin

schedule22:44 - 18 Korrik, 2024

schedule 22:44 - 18 Korrik, 2024

SHBA njoftoi të enjten më shumë se 200 milionë dollarë ndihmë humanitare shtesë për civilët në Sudan dhe për ata që ikën në vendet fqinje.

Ndihma përfshin më shumë se 178 milionë dollarë nga Departamenti i Shtetit dhe gati 25 milionë dollarë nëpërmjet Agjencisë së Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID).

“Populli i Sudanit po përballet me krizën më të keqe humanitare në botë. Duhet bërë shumë më tepër për t’i ndihmuar ata. Jam krenare të njoftoj se Shtetet e Bashkuara po japin një fond humanitar prej 203 milionë dollarësh për të mbështetur njerëzit në Sudan. Çadi, Egjipti dhe Sudani i Jugut të prekur nga ky konflikt brutal”, u tha gazetarëve ambasadorja e SHBA në OKB Linda Thomas-Greenfield .

Duke vënë në dukje se pika kufitare e Eritresë, një nga më të rëndësishmet për sa i përket ndihmave humanitare, është ende e mbyllur, ajo tha se “Ky pengim është plotësisht i papranueshëm”.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!