SHBA ka deklaruar se do të miratojë një paketë tjetër ndihme për Ukrainën me vlerë 2 miliardë dollarë, ka thënë një zyrtar i lartë amerikan.
Jake Sullivan, këshilltari për sigurinë kombëtare në Shtëpinë e Bardhë, ishte me Presidentin Biden në vizitën e tij të papritur në Kiev në fillim të kësaj jave.
Sullivan tha se ndërsa ata ishin atje, Biden i tha presidentit të Ukrainës Zelensky se do të furnizonte vendin e tij “më me shumë artileri, më shumë municion, më shumë Himars”, si dhe automjetet e blinduara të premtuara më parë të SHBA.
Sullivan nuk ka përshkruar se çfarë lloje armësh do të dërgojë në Ukrainë.
/abcnews.al