Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken shtyn udhëtimin në Kinë, pas alarmit të ngritur nga SHBA për një balonë përgjuese kineze.
Vizita ishte parashikuar të zhvillohej më 5 shkurt, dhe do të shënonte viztën e parë të një zyrtari amerikan që prej vitit 2018.
Breaking news: Secretary of State Blinken postpones Beijing trip as U.S. probes suspected spy balloon that China says is “civilian airship”https://t.co/d8t1Lobr6l
— The Washington Post (@washingtonpost) February 3, 2023
“Është një pajisje për monitorimin e motit”, thotë Pekini.
Nga ana e tij, Pekini njoftoi më herët sot se një “balonë” që fluturonte në hapësirën ajrore të SHBA-së, i destinuar për qëllime civile, po kryente kërkime meteorologjike dhe të tjera shkencore, duke shprehur keqardhjen që avioni u zhvendos në hapësirën ajrore të SHBA.
Pentagoni amerikan njoftoi dje, të enjten, se është duke gjurmuar një balonë spiune kineze që fluturon në një lartësi të madhe mbi territorin amerikan, duke kaluar mbi instalime të ndjeshme ushtarake.
Në një deklaratë, ministria e jashtme e Kinës tha se do të vazhdojë të mbajë kontakte me Uashingtonin për të trajtuar siç duhet situatën e papritur.
“Balona është nga Kina, ka një qëllim jo ushtarak dhe përdoret për kërkime meteorologjike dhe të tjera shkencore. “Për shkak të erërave perëndimore dhe aftësisë së kufizuar për të kontrolluar, avioni devijoi nga kursi i synuar”, tha Pekini.
“Kina i vjen keq që avioni u devijua në SHBA gabimisht për shkak të forcës madhore. Kina do të vazhdojë të mbajë komunikimin me palën amerikane për të trajtuar siç duhet këtë aksident”, shtoi ai./abcnews.al/