Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

SHBA nënshkruan memorandum bashkëpunimi me Kazakistani për mineralet kritike

schedule19:47 - 6 Nëntor, 2025

schedule 19:47 - 6 Nëntor, 2025

Kazakistani dhe Shtetet e Bashkuara nënshkruan sot një memorandum mirëkuptimi për bashkëpunim në fushën e mineraleve kritike.  Në një deklaratë të shërbimit për shtyp të Presidencës së Kazakistanit, Akorda, thuhet se memorandumi u nënshkrua nga ministri i Industrisë dhe Ndërtimit, Yersain Nagaspayev, dhe sekretari amerikan i Tregtisë, Howard Lutnik.

Ceremonia e nënshkrimit u zhvillua në prani të presidentit Kassym-Jomart Tokayev, i cili mbërriti në SHBA të mërkurën.

Tokayev pritet të marrë pjesë në samitin e dhjetë diplomatik C5+1, që përfshin SHBA-në dhe pesë shtetet e Azisë Qendrore, i cili do të mbahet më vonë gjatë ditës në Washington nën mikpritjen e presidentit amerikan Donald Trump.

Nënshkrimi ndodhi pas një takimi mes Tokayevit dhe përfaqësuesve të administratës amerikane, përfshirë sekretarin e Shtetit Marco Rubio dhe të dërguarin e posaçëm për Çështjet e Azisë Jugore dhe Qendrore, Sergio Gor.

Në një deklaratë tjetër, u tha se Tokayev theksoi “mundësitë e shkëlqyera” që ekzistojnë ndërmjet Kazakistanit dhe SHBA-së për të forcuar më tej partneritetin strategjik përmes bashkëpunimit ekonomik.

“Sipas presidentit Tokayev, vendi ynë ruan marrëdhënie aktive politike me Shtetet e Bashkuara në nivele të ndryshme dhe është i gatshëm të angazhohet në dialog konstruktiv për të thelluar bashkëpunimin shumëdimensional”, thuhet më tej në deklaratë.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!