SHBA: Në ditët e ardhshme mund të ketë një mision vlerësimi të OKB-së për Gazën

schedule09:27 - 31 Janar, 2024

schedule 09:27 - 31 Janar, 2024

Departamenti Amerikan i Shtetit deklaroi se në ditët e ardhshme pritet të ndodhin hapat e parë për të ecur përpara me një mision vlerësimi të Kombeve të Bashkuara në Gazën veriore.

Zëdhënësi Matt Miller tha të martën se siguria dhe kushtet e rrugës duhet të kontrollohen për të siguruar që misioni i plotë i vlerësimit mund të kryhet në mënyrë të sigurt, shkruan CNN.

Misioni i planifikuar u vonua “për shkak të një shpërthimi të ripërtërirë në luftimet në veri,” theksoi Miller në një konferencë.

“Ne pamë luftëtarët e Hamasit që u shfaqën dhe filluan të lëshonin sulme me raketa në Izrael, filluan të gjuanin forcat izraelite, gjë që i bëri kushtet në terren të paqëndrueshme për kryerjen e këtij misioni humanitar, jo të sigurta për të kryer një mision vlerësimi,” shtoi ai.

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken njoftoi në fillim të këtij muaji se Izraeli kishte rënë dakord të lejonte një mision të tillë të ecë përpara për të “përcaktuar se çfarë duhet bërë për të lejuar palestinezët e zhvendosur të kthehen të sigurt në shtëpitë në veri”./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!