SHBA: Në Dejton të gjithë e kuptuan se Republika Sërpska nuk ka të drejtë të shkëputet

schedule14:39 - 29 Dhjetor, 2023

schedule 14:39 - 29 Dhjetor, 2023

Ndihmës Sekretari amerikan i Shtetit, James O’Brien tha se entiteti Republika Sërpska (RS) në Bosnjë e Hercegovinë (BeH) nuk ka të drejtë të shkëputet dhe se SHBA-ja do të veprojnë nëse dikush përpiqet të ndryshojë këtë element bazë të Dejtonit.

“Ne folëm në Dejton dhe të gjithë atje kuptuan se nuk kanë të drejtë të shkëputjes, pikë. SHBA-ja do të veprojë nëse dikush përpiqet të ndryshojë këtë element bazë të Dejtonit”, tha O’Brien në profilin zyrtar të rrjetit social të X.

Bashkë me mesazhin e tij, O’Brien ka ndarë edhe njoftimin e mbrëmshëm të Ambasadës së SHBA-së në BeH, në të cilin ndër të tjera thuhet se as Republika Sërpska dhe as Federata e Bosnjë e Hercegovinës nuk ekzistojnë jashtë BeH-së.

“Kushtetuta e BeH-së nuk i jep të drejtën entitetit apo ndonjë njësie tjetër nënshtetërore të shkëputet. SHBA-ja e ka bërë të qartë në disa raste se do të veprojnë kundër veprimeve anti-Dejton dhe shkëputja është aksioni kundër Dejtonit”, deklaroi Ambasada e SHBA-së në BeH.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!