SHBA, ndihmë ushtarake 61 miliardë dollarë/ Sullivan: Do ta ndihmojë Ukrainën të kryejë kundërofensivë në vitin 2025

schedule20:54 - 5 Maj, 2024

schedule 20:54 - 5 Maj, 2024

Ukraina do të kërkojë të ndërtojë një kundërofensivë të re në vitin 2025 pasi ka marrë një ndihmë ushtarake prej 61 miliardë dollarësh nga SHBA.

Kështu është shprehur Jake Sullivan, këshilltari i sigurisë kombëtare të SHBA-së, sipas Financial Times.

Sullivan tha se ai ende pret përparime ruse në periudhën e ardhshme në fushën e betejës, pavarësisht paketës së re të financimit të SHBA-së të miratuar muajin e kaluar.

Por ai deklaroi se me ndihmën e re nga Uashingtoni, Kievi do të kishte kapacitetin për të “mbajtur linjën” dhe “për të siguruar që Ukraina t’i rezistojë sulmit rus” gjatë vitit 2024.

Deklarata e tij për një kundërofensivë të mundshme nga Ukraina përfaqësojnë artikulimin më të qartë të SHBA se si e sheh konfliktin në zhvillim, nëse presidenti Joe Biden rizgjidhet në nëntor./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!