SHBA, ndalohen qindra protestues mes tyre edhe modelja Emily Ratajkowski

schedule10:57 - 5 Tetor, 2018

schedule 10:57 - 5 Tetor, 2018

Qindra manifestues, mes tyre dhe modelja e famshme Emily Ratajkowski, janë arrestuar nga policia në Uashington. Ata po protestonin kundër të nominuarit të Donald Trump për të drejtuar Gjykatën e Lartë Amerikane, i cili u shpall i pafajshëm nga FBI për akuzat për sulme seksuale.

Qindra protestues kundër Brett Kavanaugh, të nominuarit të presidentit amerikan Donald Trump për Gjykatën e Lartë, janë arrestuar në Uashington. Aktorja e filmave komedi Amy Schume dhe modelja Emily Ratajkoëski ishin mes 302 femrave të ndaluara për demonstratën kundër të nominuarit. Më herët, Republikanët deklaruan se raporti i FBI e shfajëson atë nga pretendimet për sulme seksuale. Por demokratët thonë se hetimi 5-ditor ishte i paplotë për shkak se ishte limituar nga Shtëpia e Bardhë.

Senati do të zhvillojë një votim procedurial për të nominuarin të premten pasdite në SHBA. Shanset janë të mëdha që Kanavaugh të dalë triumfues në votim, pasi shumë Republikanë dhanë një vlerësim pozitiv për hetimin e FBI. Por konfirmimi nuk është ende i sigurtë, me disa senatorë që shfaqen të pavendosur. Kësaj pasigurie i shtohet dhe një senator republikan, i cili nuk do të jetë i pranishëm në votim për arsye familjare. Nëse konfirmohet në pozitën e jetës në gjykatën më të lartë të Amerikës, 53-vjeçari pritet të ndihmojë konservatorët të dominojnë panelin nëntë anëtarësh, i cili ka fjalën e fundit për çështje të tilla si aborti, kontrolli i armëve dhe rregullat e votimit.

Ndërsa, gjendet në ditën vendimtare, gjykatësi mbrojti neutralitetin e tij në një editorial në Wall Street Journal. Kavanaugh pretendon se është i pavarur dhe i paanshëm. Ndërkohë, ai akuzohet nga një femër se në vitin 1982, kur Kavanaugh ishte adoleshent, në gjendje të dehur e ka sulmuar atë seksualisht. Por i nominuari mohon këtë akuzë. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!