Mediat ndërkombëtare i kanë bërë jehonë përplasjes së fortë mbrëmjen e djeshme mes ambasadores amerikane në Tiranë Yuri Kim dhe Presidentit të Shqipërisë Ilir Meta.
Meta pretendoi se Kim i tha atij gjatë një telefonate: “Ne dimë disa gjëra për ty“. “Unë i kam thënë (Washingtonit) që nëse ke ndonjë problem me mua, të lutem më njofto sepse e di që mund të më vrisni edhe mua” ishte deklarata e fortë e Metës.
Meta shtoi se ai do të shkonte në një mal aty pranë dhe pastaj “ju mund të lëshoni një raketë mbi mua, në mënyrë që të mos dëmtoj njerëzit e tjerë“, citon “Washington Post” deklaratën e Ilir Metës.
“Presidenti i Shqipërisë ka akuzuar ambasadoren e SHBA për ndërhyrjen në punët e brendshme të vendit të vogël Evropian duke mbështetur kryeministrin në zgjedhjet e ardhshme parlamentare.
Presidenti Ilir Meta foli ashpër për ambasadoren Yuri Kim gjatë një bisede televizive të Premten në mbrëmje dhe i bëri thirrje diplomates amerikane të ndalojë mbështetjen për kryeministrin Rama i cili po shkel zgjedhjet” vijon më tej artikulli.
Në shkrim theksohet se situata është e tensionuar dhe pak ditë më parë një mbështetës i shumicës në qeveri u vra në Elbasan, referuar Pjerin Xhuvanit. “Përballjet midis mbështetësve të qeverisë së Ramës dhe opozitës kulmuan të mërkurën me vdekjen e një mbështetësi kryesor të Partisë Socialiste në qeverisje” shkruan “Washington Post”. Abcnews.al

