Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

SHBA miraton shitjen e sistemeve “Patriot” për Danimarkën

schedule10:10 - 30 Gusht, 2025

schedule 10:10 - 30 Gusht, 2025

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë miratuar shitjen e disa sistemeve të mbrojtjes ajrore Patriot dhe armëve të tjera për aleatin e NATO-s, Danimarkën, e cila planifikon të mbështesë Ukrainën në luftën kundër Rusisë.

Departamenti amerikan i Shtetit ka miratuar marrëveshjen me vlerë 8,5 miliardë dollarë, që përfshin gjashtë raketahedhës, sisteme radari dhe udhëzimi si dhe raketat përkatëse.

Danimarka dhe anëtarë të tjerë të NATO-s synojnë të furnizojnë Ukrainën me sisteme të avancuara armësh për të forcuar mbrojtjen e saj ndaj sulmeve ruse.

Meqenëse Danimarka nuk përdor sisteme “Patriot”, ajo duhet t’i blejë ato nga SHBA. Edhe Holanda ka blerë sisteme “Patriot” për të forcuar mbrojtjen ajrore të Ukrainës.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!