Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

SHBA miraton shitjen e parë të armëve Tajvanit, që nga rikthimi i Trump në pushtet

schedule11:03 - 14 Nëntor, 2025

schedule 11:03 - 14 Nëntor, 2025

Shtetet e Bashkuara kanë miratuar shitjen e parë të armëve Tajvanit që nga rikthimi i presidentit Donald Trump në pushtet në janar, njoftoi sot Ministria e Jashtme e Tajvanit.

Uashingtoni mbetet mbështetja më e fortë e Tajvanit, ndërsa Kina pretendon sovranitet mbi të.

Pekini pohon se ishulli është pjesë e territorit dhe ka kërcënuar të përdorë forcën për ta rikthyer atë nën kontrollin e tij.

“Kjo është hera e parë që administrata e re e presidentit Trump ka njoftuar një shitje armësh Tajvanit”, deklaroi ministria, pasi Departamenti i Shtetit i amerikan miratoi shitjen e armëve.

“Tajvani kishte kërkuar komponentë jostandardë, pjesë këmbimi dhe aksesorë si dhe mbështetje për riparimin dhe kthimin e avionëve ‘F-16’, ‘C-130’ dhe ‘Indigenous Defense Fighter’ (IDF)”, sipas një deklarate të publikuar nga Agjencia e Bashkëpunimit për Sigurinë dhe Mbrojtjen e Shteteve të Bashkuara.

Presidenti tajvanez, Lai Ching-te është zotuar të rrisë shpenzimet ushtarake, ndërsa Kina vazhdon presionin e saj ushtarak rreth ishullit.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!