Dhoma e Përfaqësuesve ka miratuar paketën e re të ndihmës financiare për Covid-19 me vlerë 1.9 trilionë dollarë, duke shënuar fitoren e parë legjislative të Biden.
Projektligji synon të ndihmojë bizneset, qeveritë dhe miliona amerikanë të dëmtuar nga pasojat e pandemisë së koronavirusit.
Paketa do të sigurojë një ndihmë financiare shtesë prej 1,400 dollarësh për individë dhe ndihmë financiare emergjente për familjet, bizneset e vogla dhe qeveritë lokale dhe shtetërore. Gjithashtu do të mbulojë edhe shpenzimet e personave të papunë dhe lehtësime taksash për amerikanët me të ardhura të ulëta dhe familjet me fëmijë.
Projektligji tani duhet të shkojë në Senatin e ndarë në mënyrë të barabartë, ku Demokratët qëndrojnë vetëm me votën vendimtare të nënkryetarit. Presidenti Biden ka përkrahur të ashtuquajturin Plani Amerikan i Shpëtimit si një mënyrë për të ndihmuar amerikanët që luftojnë me Covid-19.
Por republikanët kanë deklaruar se plani është i panevojshëm dhe i mbushur me përparësi demokratike që nuk lidhen me pandeminë./abcnews.al