Shtetet e Bashkuara kanë miratuar dërgimin e avionëve luftarakë F-16 në Ukrainë nga Danimarka dhe Holanda për t’u mbrojtur kundër pushtuesve rusë sapo të përfundojë trajnimi i pilotëve, sipas një zyrtari amerikan.
Ukraina ka kërkuar në mënyrë aktive avionët luftarakë F-16 të prodhuar nga SHBA për ta ndihmuar atë në përballimin e epërsisë ajrore ruse, shkruan Reuters.
Uashingtoni i dha Danimarkës dhe Holandës garanci zyrtare se Shtetet e Bashkuara do të përshpejtojnë miratimin e kërkesave për transferimin e F-16 për të shkuar në Ukrainë kur pilotët të trajnohen.