SHBA: Mijëra ukrainas janë dërguar në qendra paraburgimi dhe dhjetëra në Rusi

schedule09:19 - 13 Maj, 2022

schedule 09:19 - 13 Maj, 2022

Sipas një vlerësimi të Shteteve të Bashkuara, forcat ruse kanë dërguar “të paktën mijëra ukrainas” në qendrat e paraburgimit dhe kanë dërguar të paktën mijëra të tjerë në Rusi ose në territorin e kontrolluar nga Rusia, tha ambasadori i SHBA-së në Organizatën për Siguri dhe Bashkëpunim në Europë (OSBE) Michael Carpenter, sipas CNN.

Zhvendosja e detyruar dhe dhuna e raportuar me të cilat përballen ata në të ashtuquajturat “qendra të filtrimit”– përbëjnë krime lufte, tha Carpenter.

“Rrëfimet e shumta të dëshmitarëve okularë tregojnë se ‘filtrimi’ përfshin rrahjen dhe torturimin e individëve për të përcaktuar nëse ata janë besnikë edhe në masën më të vogël ndaj shtetit ukrainas,” tha Carpenter.

Një  hetim i CNN  në prill zbuloi se forcat ruse dhe ushtarët separatistë aleatë po dërgonin banorët e Mariupolit në një të ashtuquajtur “qendra filtrimi” të ngritur në Bezimenne, ku ata u regjistruan përpara se të dërgoheshin në Rusi, shumë kundër vullnetit të tyre, raporton abcnews.al.

Qeveria ukrainase dhe zyrtarët lokalë të Mariupolit thonë se dhjetëra mijëra qytetarë ukrainas janë dëbuar me forcë në Republikën Popullore të Donetskut dhe Rusi që nga fillimi i luftës.

“Të mbijetuarit e këtij procesi përshkruajnë një udhëtim me shumë destinacione nëpër pika të ndryshme ‘filtrimi’ në Ukrainën lindore të kontrolluar nga Rusia, dhe përfundimisht përtej kufirit me Rusinë,” vuri në dukje Carpenter.

“Të mbijetuarit i kanë përshkruar këto qendra si kampe të improvizuara. Imazhet satelitore  tregojnë kampet në vende të ndryshme në të gjithë juglindjen e Ukrainës.”

Misioni i SHBA-së në OSBE nuk pranoi të diskutojë mbi burimet e informacionit, por tha se ka besim në vlerësimin dhe shkallën e raporteve. Sipas Carpenter, viktimat përshkruan një proces inspektimi “invaziv dhe poshtërues” në këto qendra.

“Ushtarët rusë fotografojnë viktimat nga këndvështrime të ndryshme, i marin gjurmët e gishtave dhe i ekzaminojnë fizikisht për tatuazhe, inspektojnë celularët dhe marrin të dhënat e tyre.

Në disa raste, ushtarët rusë i konfiskuan pasaportat, dokumentet e identifikimit dhe celularët, “tha Carpenter.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!