SHBA, Melania Trump tregon zbukurimet për Krishtlindje

schedule13:50 - 27 Nëntor, 2018

schedule 13:50 - 27 Nëntor, 2018

Zonja e parë e Shteteve të Bashkuara, Melania Trump ka zbuluar dekorimet në Shtëpinë e Bardhë me rastin e festive të fundvitit. Njësoj si vitin e kaluar, dekorimet kanë hasur polemika dhe kritika të ndryshme.

Vitin e kaluar, qytetarë të shumtë kritikuan dekorimet e zgjedhura për të festuar Krishtlindjet në Shtëpinë e Bardhë, duke gjykuar se ishin ngjyra shumë të ftohta.
Këtë vit rezidenca e presidentit të Shteteve të Bashkuara “u pushtua” nga një shpërthim ngjyrash: 29 pemë me 14 mijë zbukurime të kuqe. Megjithatë, edhe këtë vit kanë ardhur polemikat për këtë çështje. Shumë përdorues në rrjetet sociale kanë vërejtur një ngjashmëri midis zbukurimeve të pemës me ngjyrë të kuqe dhe rrobave të shërbëtoreve të serialit “Handmaid’s Tale”, shumë popullor në SHBA.

Tema e zgjedhur për Krishtlindje 2018 është “thesaret amerikane”, prandaj korridoret dhe dhomat e ndërtesës kanë një përsëritje sistematike të ngjyrës së kuqe dhe blu. Slogani i zgjedhur nga zonja e parë? “Bëhu më i mirë”. Ndërkohë, pema kryesore e dekorimeve është thuajse 6 metra e gjatë dhe vjen nga një mal i Karolinës së Veriut.