SHBA – Meksikë, fëmijët emigrantë identifikohen me numra në krahë

schedule16:07 - 17 Dhjetor, 2018

schedule 16:07 - 17 Dhjetor, 2018

Në kufirin mes Meksikës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, fëmijëve emigrantë u janë vizatuar numra në parakrah, nga autoritetet meksikane. Veprim ky që ka ngjallur reagimin e ashpër të Izraelit pasi praktika ngjan me tatuazhet në krahët e të burgosurve të nazismit.

Ka ngjallur polemika të ashpra vendimi i autoriteteve për të shkruar numra në krahët e fëmijëve emigrant që në Huarez në Meksikë, presin të kalojnë kufirin për të hyrë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Çdo gjë nisi pas publikimit të një videoje – denoncimi nga televizioni amerikan NBC Njus. Duke marrë parasysh shpjegimet e pakta të dhëna nga pamjet, shumë menduan se ishin amerikanët që e kishin bërë një gjë të tillë. Hipotezë që më vonë u përgënjeshtrua nga televizioni amerikan Msnbc që deklaroi se numrat janë vizatuar nga agjentët e policisë kufitare meksikane.

Praktika për të shkruar me bojë në parakrahun e fëmijëve solli në kujtesë tatuazhet e të burgosurve të nazismit, duke shkaktuar në këtë mënyrë një valë indinjate edhe në mediat kryesore ndërkombëtare. Fëmijët në fjalë janë pjesë e karvanit të emigrantëve, mijëra personave që sidomos nga Hondurasi kanë udhëtuar me mijëra kilometra duke kaluar nëpër Meksikë për të mbërritur në kufirin amerikan. E gjithë kjo në përpjekje për t’u arratisur nga varfëria dhe rreziku. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!