SHBA mbyllin konsullatën në Jeruzalem

schedule17:01 - 4 Mars, 2019

schedule 17:01 - 4 Mars, 2019

Është mbyllur konsullata amerikane në Jeruzalem e cila shërbente për të mbajtur lidhjet me autoritetin kombëtar palestinez. Tashmë ajo do i bashkohet amabsadës së re amerikane në Jeruzalem.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbyllën zyrtarisht konsullatën e përgjithshme të Jeruzalemit, e cila deri tani shërbente si ambasadë për palestinezët. Misioni do i bashkohet ambasadës së re për të krijuar një mission të vetëm diplomatik.

Lajmi është konfirmuar nga Departamenti Amerikan i Shtetit, duke theksuar se kjo ishte paralajmëruar dhe nga Sekretari Amerikan i Shtetit Majk Pompeo në tetor të një viti më parë.

Ambasadori amerikan në Jeruzalem, Dejvid Fridmen, do të merret tashmë me marrëdhëniet jo vetëm me Izraelin por dhe me autoritetin kombëtar palestinez, i cili që në muajin maj protestoi ashpër për tramsferimin e ambasadës nga Tel Aviv në Jeruzalem. Në ndërtesën historike të konsullatës në perëndim të Jeruzalemit, shumë pranë qytetit të Vjetër, do të vendoset një njësi për çështjet palestineze, e cila gjithësesi do të jetë në varësi të ambasadës. Palestina e komenton këtë si një vendim politik dhe jo administrativ; një vendim që mohon statusin dhe funksionin historic të konsulatës, që prej më shumë se dy shekujsh, ka mbajtur lidhjet e drejtpërdrejta me popullsinë palestineze. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!