SHBA mbyll kufirin me Meksikën për emigrantët

schedule08:13 - 5 Qershor, 2024

schedule 08:13 - 5 Qershor, 2024

SHBA do të mbyllë kufirin me Meksikën për emigrantët e paligjshëm që kërkojnë azil brenda disa orësh deri në njoftimin e mëtejshëm, pasi presidenti Joe Biden njoftoi një shtrëngim të politikës amerikane të imigracionit pesë muaj përpara zgjedhjeve presidenciale.

Presidenti demokrat, i cili do të kërkojë rizgjedhjen më 5 nëntor kundër republikanit Donald Trump, nënshkroi një urdhër ekzekutiv për këtë çështje të martën.

Teksti u heq të drejtën e azilit emigrantëve që hyjnë ilegalisht në territorin amerikan, kur numri i tyre i kalon 2500 në ditë për shtatë ditë rresht, siç ndodh aktualisht.
Urdhri gjithashtu lehtëson dëbimet në Meksikë, me disa përjashtime.

Presidenti amerikan siguroi se masat e reja do të lejojnë “rimarrjen e kontrollit” në kufirin me Meksikën, pasi është regjistruar një numër rekord i arrestimeve të emigrantëve nga Amerika Qendrore dhe Latine që u larguan nga vendet e tyre për t’i shpëtuar dhunës dhe varfërisë.

Presidenti amerikan tha gjithashtu se masat e shpallura do të ndihmojnë gjithashtu të rivendosin rendin në procesin e menaxhimit të kërkesave për azil, duke siguruar se administrata e tij do të vazhdojë të përmbushë “të gjitha detyrimet e saj sipas ligjit ndërkombëtar”./abcnews.al