Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

SHBA, mbështetje për SPAK/ Gjikondi: Goditi fuqishëm krimin dhe solli mendësi të re në drejtësi!

schedule13:29 - 3 Shtator, 2025

schedule 13:29 - 3 Shtator, 2025

Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme Altin Dumani, zhvilloi të martën një takim në Departamentin Amerikan të Shtetit në Uashington.

Juristja Brizida Gjikondi u shpreh se është një tregues i qartë se SHBA mbështesin punën e SPAK.

Gjithashtu gjatë intervistës në “News Line” në ABC News nënvizoi se SPAK është një mendësi e re në drejtësi, duke e vlerësuar si pararendëse të institucioneve.

Gjatë intervistës u shpreh se SPAK arriti të godiste fuqishëm krimin dhe me zotin Dumani në krye arritën të kthenin besimin.

“Ishte një konfirmim i mbështetjes. SPAK ecën me këmbët e tij. Dumani në krye të SPAK ka qenë një fat i madh. Është hera e parë që goditet kupola e krimit të organizuar dhe kupola e politikës. Politika shqiptare e kriminalizuar shpesh është fshehur pas mediave dhe segmenteve të caktuara dhe ka bërë që SPAK të ishte në goditje nga politika shqiptare. Vajtja dje Dumanit në DASH ka qenë një përgjigje për të gjithë. Sërish Berisha ka hedhur akuza ndaj Dumanit. Ai çdo gjë e lidh me interesat e tij personale dhe ka treguar që udhëheqjet nga instinkte vëllavrasëse. SPAK-un do ta veçoja nga institucionet e tjera. Ka qenë pararendësja e gjithë frymëmarrja e drejtësisë”, tha Gjikondi.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!