Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

SHBA mbështet SPAK (për drogën)/ Karamuço: Grupet e fuqishme kriminale nuk po investojnë në Shqipëri

schedule20:51 - 10 Korrik, 2025

schedule 20:51 - 10 Korrik, 2025

Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço thotë se Prokuroria e Posaçme, me punën e saj, por tremb grupet kriminale shqiptare.

Në emisionin “Real Story” në ABC News, Karamuço u shpreh se grupet e fuqishme kriminale nuk po investojnë në Shqipëri

“Amerika dhe zyra që ka DEA në Shqipëri, ndjek një linjë të caktuar. Më mirë që janë aty, kanë ardhur informacione në kohë reale. Në disa operacione, ka qenë vendimtare asistenca e tyre. Në disa prej linjave jemi fuqizuar. Aty akoma na thonë mafia ballkanike. Duhet parë edhe në tonelata, në sasi, kjo është shumë e rëndësishme. Shteti amerikan, administrata e re, e ka të shpallur kush janë kartele. Janë gati 17 grupe kartelesh. Kemi ne bashkëpunëtore me kartele meksikane, kolumbiane? Kjo duhet parë. Nëse DEA ka në Shqipëri evidenca të sakta, mund të ketë zhvillim. Në të kundërt, nuk e shikoj se ku është lidhja. Grupe shumë të fuqishme kriminale, nuk kanë rrënjë në Shqipëri, nuk investojnë në Shqipëri. Ku do t’i kapësh? Po ndryshojnë fizionomi dhe këta.”, theksoi ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!