Sondazh

Në SPAK nis epoka Braho:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

SHBA mban hapur TikTok/ Marrëveshje për pronësi amerikane, mbështetësi i Trump vendos për algoritmet

schedule14:49 - 19 Dhjetor, 2025

schedule 14:49 - 19 Dhjetor, 2025

TikTok nuk do të mbyllet në Shtetet e Bashkuara, pasi kompania që zotëron platformën, ByteDance, pranoi të nënshkruante një marrëveshje me investitorë amerikanë. Kështu, në Shtetet e Bashkuara, TikTok nuk do të funksionojë nën mbikëqyrjen e pronësisë kineze, ndryshe nga vendet e tjera të botës.

Gjysma e sipërmarrjes së përbashkët do të jetë në pronësi të një grupi investitorësh, përfshirë Oracle, Silver Lake dhe firmën e investimeve nga Emiratet e Bashkuara Arabe MGX. Marrëveshja, e cila do të mbyllet më 22 janar, do t’i jepte fund viteve të tëra përpjekjesh nga Uashingtoni për të detyruar ByteDance të shesë aksionet e saj në Shtetet e Bashkuara për shkak të shqetësimeve të sigurisë kombëtare.

TikTok tha se marrëveshja do t’u mundësojë “mbi 170 milionë amerikanëve të vazhdojnë të zbulojnë një botë me mundësi të pafundme si pjesë e një komuniteti global jetësor”.

Sipas marrëveshjes, ByteDance do të mbajë 19.9% ​​të biznesit, ndërsa Oracle, Silver Lake dhe MGX me seli në Abu Dhabi do të mbajnë nga 15% secila.

Një tjetër 30.1% do të mbahet nga bashkëpunëtorët e investitorëve ekzistues të ByteDance. Shtëpia e Bardhë tha më parë se Oracle, e cila u bashkëthemelua nga mbështetësi i Trump, Larry Ellison (Lerri Elison), do të licencojë algoritmin e rekomandimeve të TikTok si pjesë të marrëveshjes.

Në prill 2024, gjatë administratës së Presidentit Joe Biden, Kongresi Amerikan miratoi një ligj për të ndaluar aplikacionin për shkak të shqetësimeve të sigurisë kombëtare, përveç nëse do të shitej.

Ligji ishte planifikuar të hynte në fuqi më 20 janar 2025, por u shty disa herë nga Trump, ndërsa administrata e tij përpunoi një marrëveshje për të transferuar pronësinë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!