SHBA: Marrim Kanalin e Panamasë/ Hegseth, vizitë në Panama: Largojmë ndikimin kinez

schedule23:03 - 8 Prill, 2025

schedule 23:03 - 8 Prill, 2025

Shtetet e Bashkuara do të marrin përsëri Kanalin e Panamasë nga ndikimi kinez. Kështu tha Sekretari amerikan i mbrojtjes Pete Hegseth gjatë një vizitë në vendin e Amerikës Qendrore.

Ai theksoi se Kina nuk do të lejohet ta kthejë kanalin në një armë tregtare duke përdorur marrëdhëniet tregtare të firmave kineze për spiunazh.

Më shumë se 40% e trafikut të kontejnerëve të SHBA-së, me vlerë rreth 270 miliardë dollarë në vit, kalon përmes Kanalit të Panamasë, që përbën më shumë se dy të tretat e anijeve që kalojnë çdo ditë përmes rrugës ujore ndëroqeanike të dytë më të ngarkuar në botë.

Ndërsa Hegseth foli për largimin e ndikimit kinez, Trump nuk ka përjashtuar përdorimin e forcës ushtarake, nëse është e nevojshme.

Hegseth është sekretari i parë i mbrojtjes i SHBA që viziton vendin në dekada dhe udhëtimi i tij pason raportet se administrata Trump ka kërkuar opsione nga ushtria amerikane për të siguruar akses në kanalin, të cilin Shtetet e Bashkuara e ndërtuan më shumë se një shekull më parë dhe ia dorëzuan Panamasë në 1999.

Kjo është vizita e dytë e një anëtari të kabinetit të Trump mes tensioneve mes dy vendeve.

Sekretari i Shtetit Marco Rubio udhëtoi në Panama në fillim të shkurtit për të bërë presion ndaj vendit për të ulur ndikimin e Kinës në Kanal.

Qeveria e Jose Raul Mulino është treguar e gatshme për bashkëpunim me Trump dhe ka pranuar emigrantët e dëbuar nga Shtetet e Bashkuara.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!