Tetë persona, mes tyre emigrantë nga Hondurasi, humbën jetën të mërkurën në Teksas të SHBA-së në një aksident automobilistik. Përplasja ndodhi gjatë një ndjekjeje nga policia të një burri të dyshuar si trafikant.
Shoferi që shkaktoi aksidentin fatal po transportonte pesë emigrantë pa dokumente dhe u përpoq të shpëtonte nga policia pranë qytetit të Batesville, rreth 100 kilometra nga kufiri me Meksikën.
NEW: 11/8, @TxDPS is investigating a two-vehicle fatal crash on US 57 near Batesville. The driver in a Honda passenger car from Houston suspected of human smuggling was evading from Zavala COSO when the driver passed an 18-wheeler in a no-passing zone. The driver drove head-on… pic.twitter.com/KdxZ7wmvkk
— Chris Olivarez (@LtChrisOlivarez) November 8, 2023
Teksa tentoi të parakalonte, ai është përplasur me një makinë tjetër, për pasojë kanë mbetur të vdekur dy pasagjerët. I dyshuari dhe pesë pasagjerët e tij, emigrantë nga Hondurasi, vdiqën gjithashtu.
Që kur Joe Biden mori presidencën e SHBA-së , autoritetet amerikane kanë kryer rreth gjashtë milionë deportime përgjatë kufirit jugor me Meksikën./abcnews.al