Një konflikt midis Ukrainës dhe Rusisë “nuk është i pashmangshëm”, siguroi sot sekretari amerikan i Mbrojtjes Lloyd Austin. “Ka ende kohë dhe hapësirë për diplomaci” tha ai në një konferencë shtypi.
Më shumë se 100,000 trupa ruse janë vendosur përgjatë kufirit me Ukrainën që nga fundi i vitit 2021, një shenjë, sipas Uashingtonit, se një pushtimi mund të jetë i afërt. Megjithatë, kreu i Pentagonit theksoi se “nuk ka asnjë arsye” që kjo situatë të kthehet domosdoshmërisht në një konflikt të armatosur.
“Putin ka gjithashtu aftësinë për të bërë atë që duhet të bëjë” tha ai, duke iu referuar presidentit rus, i cili ka mohuar komplotin për të pushtuar.
Austin tha gjithashtu se trupat amerikane në gatishmëri në fillim të javës nuk ishin nisur për në Ukrainë dhe se presidenti Joe Biden e kishte bërë të qartë se nuk dëshironte të dërgonte trupa në Ukrainë për të marrë pjesë në operacione ushtarake.
Ministri theksoi se Shtetet e Bashkuara janë të përkushtuara për të ndihmuar Ukrainën të mbrohet duke ofruar armë shtesë. Në të njëjtën kohë, Pentagoni do të vazhdojë të mbështesë përpjekjet diplomatike për zgjidhjen e krizës.
Austin tha gjithashtu se ai foli me telefon këtë javë me homologët e tij polakë, gjermanë dhe rumunë rreth zhvillimeve në Ukrainë./ Abcnews.al