Aeroplani hapësinor i ushtrisë amerikane X-37B është nisur me sukses në një mision që pritet të zgjasë me vite, shkruan AP.
Agjencia thotë se droni i ripërdorshëm, i cili i ngjan një mini anije kozmike, mban instrumente për eksperimentet e NASA-s për të matur efektet e rrezatimit në materiale.
Zyrtarët nuk kanë zbuluar se sa do të qëndrojë në ajër ky mjet testues orbital, ndërsa fluturimi i mëparshëm, i shtati me radhë, zgjati dy vjet e gjysmë.
Avioni hapësinor u ngrit në raketën Falcon Heavy të SpaceX nga Qendra Hapësinore Kennedy e NASA-s pas më shumë se dy javësh vonesa për shkak të problemeve teknike.
X-37B-të ngrihen vertikalisht si raketa, por ulen horizontalisht si aeroplanë dhe janë projektuar të orbitojnë në lartësi midis 240 dhe 800 kilometra. Aktualisht ka dy avionë të këtij lloji në Qendrën Hapësinore Kennedy, sipas AP./abcnews.al