Pak muaj para zgjedhjeve në SHBA, Joe Biden është nën presion që t’i hapë rrugën për të kandiduar kundër Trumpit një kandidati më të ri dhe më energjetik. Kush mund të futej në garën elektorale nëse Bideni del prej saj?
Debati i parë presidencial midisDonald Trumpit dhe Joe Bidenitishte shkatërrues për presidentin aktual amerikan. Bideni, tani në moshën 81 vjeçare, u shfaq shpesh i humbur dhe konfuz, duke lënë frekuentisht fjalinë përgjysmë dhe duke i ngecur fjalët, duke bërë që Trumpi 78 vjeçar, i njohur për fjalimet e tij emocionale, me ekstravaganca që mezi kuptohen, të dukej më i përmbledhur dhe inteligjent, në krahasim me të.
Ndërkohë që shqetësimet për moshën e Bidenit dhe aftësitë mendore të tij nuk janë gjë e re, diskutimet për këtë gjë shihen si moment kthese. Në një sondazh zhvilluar me kërkesë të sipërmarrjes mediatike amerikane CBS, mbas debatit presidencial, 72 përqind e gjithë votuesve të regjistruar thanë se Bideni nuk ka “shëndetin mental dhe kognitiv” për të shërbyer si president i SHBA. Më shumë se gjysma e votuesve të regjistruar thanë të njëjtën gjë për Trumpin.
Mbase më shqetësuese është që 46 përqind e gjithë votuesve demokratë të regjistruar për sondazhin mendojnë se Biden nuk duhet të kandidojë për të qëndruar në post edhe një periudhë tjetër legjislacioni. Ky rezultat tregon një rritje prej 10 përqind që nga muaji shkurt.
Partia Demokratike e ka kuptuar tashmë këtë. Megjithëse udhëheqësit kryesorë të saj janë në krah të Bidenit, dhe Shtëpia e Bardhë është duke thënë me ngulm se ai nuk është „absolutisht” duke dalë nga gara, spekulimet janë duke u shtuar për kandidatët e mundshëm që mund të futen në garë për tu përballur me Trumpin në muajin nëntor. Kush pra mund të futet kaq vonë në lojë për të vazhduar fushatën e Bidenit?
Kamala Harris
Personi i dytë në hierarki pas Bidenit, Kamala Harris, është zgjedhja më e mundshme për kandidatin tjetër demokrat. Në vitin 2020 ajo hyri në histori duke qenë gruaja e parë, personi i parë me ngjyrë dhe personi i parë me origjinë indiane që merr postin e zëvendëspresidentit amerikan.
Por gjatë qëndrimit të saj në Shtëpinë e Bardhë, Harris e ka patur të vështirë të zerë vend si udhëheqëse politike e pavarur nga Bideni. Në ditët e hershme të administratës së Bidenit, ajo u ngarkua me drejtimin e përgjigjes që Amerika i jep migracionit masiv që vjen nga Amerika Latine.
Ajo dështoi krejtësisht në uljen e migracionit dhe fushata zgjedhore e Trumpit është duke e përdorur këtë gjë kundër saj.
Që nga viti 2023 Harris ka qenë duke krijuar profilin e saj si zë për të drejtat e riprodhimit, madje duke u kthyer në zëvendëspresidentin e parë në histori që viziton një klinikë aborti, vizitë që e zhvilloi marsin e këtij viti. Identiteti i saj gjinor dhe trashëgimia mund ta ndihmojë të sigurojë më shumë mbështetje nga votuesit femra, me ngjyrë, dhe nga Azia Juglindore. Në të njëjtën kohë, karriera e saj si prokurore në Kaliforni e bën atë të jetë e hapur ndaj sulmeve që vijnë nga një pjesë e të majtës, akuza që mund të përmblidhen më mirë nën slloganin “Kamala është një police”, akuza që e ndoqën gjatë kandidimit të saj në garën presidenciale të vitit 2019.
Në sondazhin e zhvilluar nga Ipsos këtë javë, Harris mori për një garë të mundshme vetëm një përqind më pak se Trumpi (Harris’ 42% në krahasim me Trumpin 43%). Sidoqoftë, i njëjti sondazh e nxorri Trumpin dhe Bidenin me pikë të barabarta, ku secili prej tyre mendohet të marrë 40 përqind të votave. Harris është 59 vjeç.
Gretchen Whitmer
Governatoja e Michiganit, Gretchen Whitmer është 52 vjeç dhe me pushtet legjislativ në Partinë Demokratike. Ajo ka vënë në jetë disa politika progresive në shtetin e saj, përfshirë kredi më të mëdha taksore për familjet me të ardhura të pakta, mbrojtje më të madhe për grupet LGBTQ+, disa masa për kontrollimin e armëve, dhe sigurimin e fondeve për t’i bërë më ekologjike firmat e automobilëve me bazë në Detroit.
Në vitin 2020, ajo u përball me një komplot të një grupi të krahut të djathtë, të cilët e rrëmbyen dhe e nxorrën para”gjyqit” për gjoja tejkalim kompetencash, në lidhje me masat e marra për vendosjen e shtetrrethimit gjatë COVID-19 në Miçigan.
Vetëm nëntë ditë pas arrestimit të komplotistëve, Trump mbajti një miting në Miçigan ku tregoi edhe një here qëndrimin e tij kritik ndaj politikës që Whitmerit ka përdorur gjatë pandemisë, duke u thënë mbështetësve të tij “futeni brenda”.
Whitmer ka ende popullaritet në Miçigan, një shtet ku të dy partitë kryesore kanë mbështetje gati të njëjtë, dhe pritet të kandidojë për presidente në vitin 2028. Duke ndjekur debatin aktual Trump- Biden, sipërmarrja mediatike, Politico citoi një burim që nuk e thotë emrin, sipas të cilit Whitmer është ankuar duke thënë se Bideni nuk do të jetë në gjendje të fitojë në Miçigan.
Whitmer e hodhi poshtë këtë pretendim si të gabuar. “Unë jam krenare të mbështes Joe Bidenin në kandidimin e tij dhe jam 100 përqind krah të tij në luftën për të mposhtur Donald Trumpin,” tha ajo në një deklaratë.
Gavin Newsom
Governatori i Kalifornisë Gavin Newsom e mbrojti me shpejtësi Bidenin në debatet që pasuar dhe nuk u mor me thirrjet për të hequr dorë. “Ju nuk i ktheni kurrizin (kandidatit tuaj) për shkak të një aktiviteti. Çfarë lloj partie e bën këtë gjë?” i tha Newsom kanalit televiziv amerikan, MSNBC.
Sidoqë të jetë, Newsom përmendet shpesh si pasardhës i mundshëm nëse Bideni heq dorë. 56-vjeçari ka punuar në biznes dhe ka shërbyer si Kryetar Bashkie i San Franciskos, para se të zgjidhej dhe rizgjidhej guvernator i Kalifornisë, shtetit më të populluar dhe më të pasur të Amerikës.
Por lidhjet e biznesit të Newsomit dhe karriera politike mund të përdoren kundër tij nga fushata e Trumpit, sidomos për çështjen e rritjes së numrit të të pastrehëve në shtetin e tij dhe shtimin e vjedhjeve nëpër dyqane në San Francisko.
JB Pritzker
Governatori i Ilinoisit, Jay Robert “JB” Pritzker ka lindur në një nga familjet më të pasura të botës. 59-vjeçari është trashëgimtar i pasurisë së Hoteleve Hyatt dhe ka një rrjet me vlerë prej rreth 3,5 miliardë dollarësh (2.78 miliardë euro), siç vlerëson revista e bizneseve, Forbes.
Pritzker ka kohë që e përdor pasurinë e tij për të mbështetur Partinë Demokratike dhe fushatën e tij të kandidimit. Në vitin 2008, ai i diskutoi ambiciet politike në një bisedë telefonike me ish-guvernatorin e atëhershëm, tashmë të larguar të Ilinoisit, Rod Blagojevichin. Pritzker nuk pranon të ketë bërë ndonjë gabim në këtë çështje.
Miliarderi u bë guvernator i Ilinoisit në vitin 2018. Që nga ajo kohë ai ka punuar me politika progresive në kontrollimin e armëve, të drejtat e LGBTQ+, të drejtat e riprodhimit, imigracionin, dhe rrogën minimale.
Duke ndezur më shumë garën presidenciale midis Trumpit dhe Bidenit, Pritzker kritikoi ashpër kandidatin republikan, duke e goditur atë si “fajtor të dënuar, përdhunues që ka përfunduar në gjyq dhe si gënjeshtar të lindur.”
Pritzker e ka quajtur Trumpin po ashtu „racist, seksist, narcist mizogjen që kërkon të përdorë pushtetin për të pasuruar veten dhe për të goditur këdo që guxon të thotë një fjalë kundër tij.”
Trump u përgjegj me sjelljen e tij tipike fëmijërore duke e quajtur Pritzkerin “të lerosur” dhe “buf,” dhe tha se governatori i Ilinoisit ka qenë “emocional” në drejtimin e biznesit familjar.
Pete Buttigieg
Ministri aktual i transportit, Pete Buttigieg ka qenë një figurë politike që nuk binte në sy para se të kandidonte për president në vitin 2022 dhe të siguronte më pas një vend në administratën e Bidenit. Por karriera e tij politike ka qenë më mbresëlënëse se kaq: Mbas përfundimit të studimeve në Harvard, Buttigieg vazhdoi studimet në Oksford, dhe punoi në kompaninë e këshillimeve, McKinsey. Karriera e tij tetëvjeçare me marinën e SHBA, përfshijnë gjashtë muaj në Afghanistan, si oficer inteligjence.
Ai u bë kryetar Bashkie në South Bend, një qytet i vogël në shtetin e Indianas, në vitin 2011 dhe u fut në kandidimin për president në 2019, për t’u larguar nga gara në favor të Bidenit. Ai ka qenë një nga kandidatët e parë gay që futet në garën për tu zgjedhur president.
Me moshën 42-vjeçare, ai është me diferencë të madhe kandidati më i ri i listës.
Josh Shapiro
Governatori i Pensilvanisë, Josh Shapiro ka mbështetje të gjerë në shtetin e tij, i cili do luajë një rol të rëndësishëm në betejën kundër Trumpit, në nëntor. Shapiro ka treguar se është udhëheqës bipartizan, në favor të shkurtimit të taksave për korporatat, por edhe të rekrutimit të më shumë oficerëve të policisë. Gjatë pikut të pandemisë së COVID-19, Shapiro shtroi në pyetje disa nga masat e marra për maskat dhe vaksinat. Këto qëndrime mund të largojnë votuesit nga komunitetet më liberale.
Një pikë tjetër diskutimi mund të jetë mbështetja e madhe e Shapiros për Izraelin. Një pjesë në rritje e elektoratit ka qenë kritike ndaj mosdhënies së mbështetjes së Bidenit për fushatën ushtarake në Gaza, në të cilën janë vrarë mbi 38 mijë civilë duke e kthyer enklavën në prag të urisë. Kritikët i bëjnë thirrje presidentit amerikan të japë mbështetje financiare dhe ushtarake për Izraelin, në mënyrë që të ndalohen vrasjet.
Shapiro, ndërkohë ka akuzuar kolegët amerikanë se nuk kanë luftuar antisemitizmin në protestat pro-palestineze të zhvilluara në SHBA. Në maj ai tha se “ka kaluar koha” kur Universiteti i Pensilvanisë „shpërndau kampin” e studentëve protestues. Më parë, duke pasuar një valë të ngjashme protestash studentore në kampuset e SHBA, studentët e Universitetit të Filadelfias uzurpuan sipërfaqen e kolegjit prë të protestuar kundër luftës që Izraeli bën në Gaza.
Duke ndjekur debatin Trump- Biden, Shapiro pranoi se Bideni “kaloi një natë të keqe” duke vënë në dukje se Donald Trump ka qenë “president i keq”.
Michelle Obama
Ish-zonja e parë Michelle Obama është kandidatja e vetme në këtë listë që nuk ka mbajtur ndonjëherë ndonjë post politik dhe e vetmja që sondazhet e vendosin shumë para Trumpit, nëse ajo vendos të futet në garën elektorale.
Këtë javë sondazhet e Ipsosit e nxorën atë fituese të 50 përqind të votave, kundrejt Trumpit me vetëm 39 përqind.
Michelle Obama
Michelle Obama ka përsëritur disa herë se nuk është e interesuar të kandidojë për presidente. Por nëse politika e SHBA na ka treguar diçka javët e fundit, ajo ka qenë se asnjë rezultat elektoral nuk është aq i pamundur të arrihet, saqë dikush të vendosë të heqë dorë prej tij paraprakisht.
/DW