Qeveria amerikane ka shtuar në listën e saj të kufizimit tregtar dhjetëra kompani kineze për shkak të cenimit të sigurisë kombëtare dhe politikës së jashtme. Sipas “BBC” autoritet amerikane deklaruan që këto firma ndihmojnë ushtrinë kineze në krijimin e programeve dhe strukturave kompjuterike.
Kjo lëvizje e SHBA-së erdhi pas tensioneve për Tajvanin dhe problemeve të tjera midis vendeve. Tregtia ishte një nga temat e diskutimit midis dy liderëve të dy vendeve në samitin virtual të mbajtur këtë muaj. Tetë kompani teknologjike kineze u shtuan në të ashtuquajturën “Listë të Entiteve” për shkak të blerjes së objekteve teknologjike amerikane dhe përdorimit të tyre nga ushtria kineze.
Lista është zgjeruar që nga koha e presidentit Trump. Departamenti i Tregtisë deklaroi që listës i janë shtuar 16 kompani dhe individë që ndihmojnë Pakistanin në aktivitetin e tij nuklear dhe programin raketor. Në total qeveria amerikane shtoji në listë 27 entitete nga Kina, Japonia, Pakistani dhe Singapori.
Pjesë e kësaj liste është dhe Instituti i Fizikës dhe Teknologjisë së qytetit të Moskës. Departamenti nuk dha shpjegime nëqoftëse instituti ka bashkëpunuar në ndërtimin e teknologjisë ushtarake. Sekretarja e tregtisë Gina Raimondo deklaroi që listimi i ri do ndalojë përdorimin e teknologjisë amerikane nga Rusia, Kina dhe Pakistani për qëllime ushtarake.
Firmat amerikane tani duhet ti kërkojnë leje departamentit për t’iu shitur pajisje këtyre entiteve. Gjigandi teknologjik kinez “Huawei” u shtua në këtë listë në vitin 2019 pasi shikohej si rrezik për sigurinë kombëtare amerikane. Ky bllokim i shkaktojë probleme kompanisë në prodhimin e telefonave.
Qeveria kineze ka mohuar gjithmonë pjesëmarrjen e saj në spiunimin industrial. / abcnews.al