SHBA kryen ekzekutimin e parë federal pas 17 vitesh

schedule18:31 - 14 Korrik, 2020

schedule 18:31 - 14 Korrik, 2020

Vrasësi amerikan Daniel Lewis Lee është ekzekutuar sot, disa orë pasi Gjykata Supreme lejoi ekzekutimet e para federale të të burgosurve, për herë të parë pas 17 vitesh.

Disa ekzekutime fillimisht u vonuan kur një gjykatës vendosi të hënën se kishte ende sfida juridike të pazgjidhura. Të burgosurit e dënuar kishin argumentuar se injeksione vdekjeprurëse përbëjnë “dënime mizore dhe të pazakonta”.

Por Gjykata Supreme votoi se “ekzekutimet mund të vazhdojnë ashtu siç ishin planifikuar”. Vitin e kaluar, administrata Trump tha se do të rifillonte ekzekutimet federale.

Lee u ekzekutua me injeksion vdekjeprurës në Terre Haute, Indiana, mëngjesin e së martës.

Disa të afërm të viktimave të tij kishin kundërshtuar ekzekutimin dhe kishin kërkuar ta vononin, duke argumentuar se pjesëmarrja e tyre gjatë ekzekutimit mund t’i ekspozonte ata ndaj koronavirusit.

Earlene Peterson, 81 vjeç, e bija, mbesa dhe dhëndri i së cilës u vranë nga Lee, tha që ajo dëshironte që 47-vjeçari të vdiste në burg.

Kush ishte Daniel Lewis Lee?

Lee u dënua për torturimin dhe vrasjen e një familje prej tre anëtarësh në Arkansas në 1996, duke hedhur trupat e tyre në një liqen.

I shtyrë nga dhjetori, ekzekutimi i tij ishte planifikuar për në orën 16:00 në 13 korrik, por ishte bllokuar nga një aktvendim nga gjykatësi i Qarkut Tanya Chutkan .

Dënimi me vdekje ishte i jashtëligjshëm në nivelin shtetëror dhe federal me një vendim të Gjykatës Supreme të vitit 1972 që anuloi të gjitha statutet ekzistuese të dënimit me vdekje.

Një vendim i Gjykatës Supreme në 1976 i lejoi shteteve të rivendosnin dënimin me vdekje dhe në 1988 qeveria miratoi legjislacionin që e bëri atë përsëri në dispozicion në nivelin federal.

Sipas të dhënave të mbledhura nga Qendra e Informacionit për Dënimin me Vdekje, 78 persona u dënuan me vdekje në çështjet federale midis 1988 dhe 2018 por vetëm tre u ekzekutuan. Ekzistojnë 62 të burgosur aktualisht në pritje për t’u ekzekutuar. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!