SHBA kritikon Hungarinë për ligjin e ‘sovranitetit kombëtar’: Në kundërshtim me vlerat demokratike

schedule09:26 - 21 Dhjetor, 2023

schedule 09:26 - 21 Dhjetor, 2023

Diplomacia amerikane kritikoi ligjin e ri të qeverisë hungareze për “mbrojtjen e sovranitetit kombëtar”, duke e quajtur të papajtueshëm me vlerat e përbashkëta dhe demokracinë.

Javën e kaluar, parlamenti i Hungarisë miratoi një sërë masash, duke përfshirë krijimin e një autoriteti të ngarkuar me parandalimin e “ndërhyrjes së huaj” në procesin zgjedhor dhe vendosjen e dënimeve të rënda për shkeljet.

Kjo paketë legjislative, që synon “mbrojtjen e sovranitetit kombëtar” të shtetit të Europës Qendrore, shihet nga kritikët e kryeministrit nacionalist Viktor Orban si një sulm i ri që synon dobësimin e çdo mekanizmi për kontrollin e pushtetit ekzekutiv.

“SHBA është e shqetësuar për vendimin e qeverisë hungareze për të zbatuar një ligj të ri që i jep vendit mjete drakoniane që mund të përdoren për të frikësuar dhe ndëshkuar njerëzit me pikëpamje të ndryshme nga ato të partisë në pushtet,” tha zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Matthew Miller.

“Ky ligj i ri është i papajtueshëm me vlerat tona të përbashkëta të demokracisë, lirive individuale dhe shtetit të së drejtës”, shtoi ai.

/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!