Koreja e Veriut nuk i është përgjigjur thirrjeve për të negociuar lirimin e një ushtari amerikan që kaloi kufirin e Koresë së Veriut, tha SHBA në një deklaratë.
Ushtari Travis King kaloi të martën Zonën e Çmilitarizuar (DMZ) që ndan Korenë e Veriut dhe atë të Jugut. Pentagoni kishte kontaktuar Korenë e Veriut, tha një zëdhënës i Departamentit të Shtetit, por ata nuk morën asnjë përgjigje.
Kriza vjen në një kohë veçanërisht të tensionuar me Korenë e Veriut. Marrëdhëniet me SHBA-në kanë rënë në vitet e fundit, pasi ajo ka testuar dhjetëra raketa gjithnjë e më të fuqishme të afta për të mbajtur koka bërthamore.
SHBA gjithashtu u ka kërkuar qytetarëve të saj të mos udhëtojnë në Korenë e Veriut, një nga shtetet më të izoluara në botë.
Ekspertët thonë se një ushtar i tillë i rangut të ulët do të kishte pak vlerë propagande dhe inteligjence, gjë që mund ta shtyjë Korenë e Veriut ta lirojë atë por ajo që do të ndodhë me të mbetet shumë e pasigurt.
/abcnews.al