Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

SHBA konfirmon rastin e parë të variantit brazilian të koronavirusit

schedule15:24 - 26 Janar, 2021

schedule 15:24 - 26 Janar, 2021

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë konfirmuar rastin e parë të  variantit të koronavirusit, që është identifikuar së fundmi në Brazil. E gjithë bota është ‘mbërthyer’ nga paniku në lidhje me shqetësimet se variantet e reja përhapen më shpejt dhe pjesërisht mund t’iu rezistojnë vaksinave.

Autoritetet shëndetësore në shtetin amerikan, Minesota, kanë thënë se varianti i Brazilit është identifikuar te një banor i këtij shteti, i cili së fundmi ka udhëtuar në Brazil. Ky rast thekson “pse është kaq e rëndësishme që të kufizohet sa më shumë që është e mundur udhëtimi gjatë pandemisë”, ka thënë epidemiologia shtetërore, Ruth Lynfield.

Presidenti amerikan Joe Biden ka rikthyer ndalimin e udhëtimevw për shumicën e shtetasve amerikanë që kanë qenë në Britani, Brazil, Irlandë dhe Europë. Biden po ashtu ka shtyrë udhëtimet për udhëtarët, të cilët kanë qenë së fundmi në Afrikën Jugore, ku është identifikuar një tjetër variant i koronavirusit.

Varianti i identifikuar në Afrikën Jugore përbën shqetësim të veçanti, pasi studimet kanë treguar se ai mund të zvogëlojë efikasitetin e vaksinave.

Sipas të dhënave të shkencëtarëve britanikë varianti i identifikuar në Britani, jo vetëm që përhapet më shpejt, por edhe mund të jetë më vdekjeprurës sesa varianti fillestar./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!